Pasuri të paluajtshme

Agjencia jonë e pasurive të paluajtshme, ABC Translation, filloi për herë të parë në vitin 2017 me blerjen e një apartamenti 5.5 dhoma në Zvicër për ta kthyer në një rezidencë ndërkombëtare studentore. Meqenëse Universiteti i Lozanës dhe EPFL ndodhen pranë, rezidenca pati sukses menjëherë sapo u hap në shtator 2017. 4 dhomat u morën me qira brenda pak ditësh dhe kështu lindi departamenti ynë i patundshmërisë.

Që nga kjo përvojë e parë, ne kemi vazhduar të rritemi dhe tani jemi në gjendje të menaxhojmë blerjen, shitjen, dhënien me qira dhe administrimin e pronës suaj si në Zvicër ashtu edhe jashtë saj.

Blerje:

Blerja e një prone është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm që do të ndikojë në të ardhmen tuaj për disa vite. Një vendim i tillë nuk duhet marrë lehtë. Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme të zgjidhni partnerin e duhur që mund t’ju këshillojë për disa pika kyçe si gjendja e pronës, llogaritja e hipotekës dhe qëndrueshmëria e investimit në afatgjatë. Një analizë e mirë e situatës do të garantojë një blerje të shëndetshme dhe të sigurt.

Shitje:

Tregu i patundshmërisë në Zvicër ka vazhduar të zhvillohet, me çmime që rriten vazhdimisht. Kemi arritur në një moment vendimtar kur oferta tejkalon kërkesën dhe tashmë është bërë e vështirë të shitet prona juaj për shkak të numrit të madh të banesave në shitje. Duke thirrur një ekspert, ju garantoni më shumë mundësi për ta shitur pronën tuaj në një kohë më të shkurtër dhe me çmimin e dëshiruar. Përfitoni nga rrjeti ynë në gjithë Zvicrën dhe ndërkombëtarisht për të rritur shanset tuaja për sukses.

Dhënie me qira:

Dhënia me qira e pronës suaj mund të duket e lehtë, por ka disa kurthe që duhen shmangur kur dëshironi të jepni me qira apartamentin, shtëpinë apo edhe një dhomë. Para se të konsideroni një qiramarrës të mundshëm, duhet të përgatitet një dosje e plotë me, për shembull, një ekstrakt nga proceset gjyqësore dhe tre fletëpagesat e fundit. Më pas, garancia duhet të paguhet me transfer bankar, ose nëpërmjet një garancie qiraje nga një kompani sigurimesh.

Akomodim për studentë:

Ne kemi disa akomodime studentore të disponueshme për periudha të shkurtra ose të gjata. Shumica e akomodimeve tona ndodhen pranë Universitetit të Lozanës, EPFL, ECAL dhe EHL. Më të kërkuarat janë dhomat e përbashkëta dhe studiot. Duhet planifikuar paraprakisht për të qenë i sigurt që keni akomodim në fillim të vitit akademik.

Kërkues banesash (pasuri të paluajtshme):

A keni vështirësi për të gjetur një banesë sipas kritereve tuaja apo probleme për të gjetur një apartament me qira? Agjentët tanë të pasurive të palujtshme janë në dispozicionin tuaj për t’ju ndihmuar të gjeni një pronë sa më shpejt të jetë e mundur. Falë rrjetit tonë dhe profesionalizmit, ne do t’ju gjejmë një akomodim sa më shpejt dhe sipas kërkesave tuaja.

Home Staging:

A keni vështirësi në shitjen e pronës suaj? Në këtë rast, mund të kontaktoni ekipin tonë të Home Staging, i specializuar në përmirësimin e apartamenteve dhe shtëpive, për të lehtësuar shitjen e tyre. Ky sistem ka dhënë rezultate për pronat që kanë nevojë për një rinovim të shpejtë ose disa modifikime për të bërë diferencën.

Vlerësimi i çmimit (Pasuri të paluajtshme):

Vlerësimi i drejtë i një prone krahasuar me çmimin e tregut është vendimtar për një shitje të suksesshme dhe me çmimin e duhur. Falë kritereve si viti i ndërtimit dhe vendndodhja, ne do të jemi në gjendje të vlerësojmë pronën tuaj sa më afër vlerës reale në tregun aktual pasurive të paluajtshme.

Pasuri të paluajtshme